Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vdekjes tragjike të një të riu nga Prizreni, një ngjarje që e ka tronditur thellë, raporton GazetaBlic.
Haradinaj tha se kjo humbje e parakohshme është një dhimbje e madhe për të gjithë, dhe mendimet dhe lutjet janë me familjen e të ndjerit.
Ai gjithashtu apeloi për ndërmarrësit kosovarë që të rrisin sigurinë fizike të punëtorëve, ndërsa kërkoi nga organet kompetente që të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të intensifikojnë implementimin e ligjit, duke e cilësuar këtë rast si një alarm për forcimin e sigurisë dhe zbatimin e ligjit.