Lajme

Haradinaj pas vdekjes së vëllait të Nasim Haradinajt: Një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut

03/02/2023 14:20
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së Agron Haradinajt, vëllai i Nasim Haradinaj, raporton GazetaBlic.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” iu ka shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve, bashkëluftëtarëve e miqëve të Agron Haradinajt, teksa zbuloi se prej një kohë të gjatë, ai po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shkrimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit!

Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj.

Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit.

Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohen.

U prehsh në paqe, Agron!