Lajme

Haradinaj pas tubimit përmbyllës: Një gjë u bë e qartë, Kosova është krah nesh!

12/27/2025 20:44
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mabjtur sot tubimin përmbyllës të fushatës.

Haradinaj tha se pas vizitave, takimeve dhe bisedave që nuk harrohen lehtë, një gjë u bë e qartë, Kosova është krah nesh.

“Energjia ishte e papërshkrueshme. Përkrahja juaj, e sinqertë dhe e fuqishme, na mbushi me besim dhe kurajo. Ndjeva çdo buzëqeshje, çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që u ngrit në shenjë mbështetjeje.Faleminderit nga zemra!Aleanca është gjithmonë krah teje” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Faleminderit që ishit me ne sot! 🪽

Sot, mes qindra zemrash që rrahin për të njëjtin qëllim, mbyllëm fushatën tonë zgjedhore. Pas vizitave, takimeve dhe bisedave që nuk harrohen lehtë, një gjë u bë e qartë: KOSOVA është krah nesh!

Energjia ishte e papërshkrueshme. Përkrahja juaj, e sinqertë dhe e fuqishme, na mbushi me besim dhe kurajo. Ndjeva çdo buzëqeshje, çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që u ngrit në shenjë mbështetjeje.

Faleminderit nga zemra!

Aleanca është gjithmonë krah teje!

Kliko linkun për vizionin tim 4-vjeçar: 🔗 https://krahteje.com/

#AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje