Lajme

Haradinaj pas takimit me Presidenten: I kërkova ta kthejnë besimin me aleatët, shpresoj se pas kësaj bisede Kosova të dalë nga situata që është

06/22/2023 18:06
nga:Astrit Gashi

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kanë biseduar për shqetësimet që kanë në vend.

Haradinaj shpreson se pas kësaj bisede, Kosova të dalë nga situata që është.

“Ishte një bisedë besoj kështu e respektueshme, i kemi trajtuar krejt shqetësimet që i kemi në vend edhe shpresoj që nga kjo bisedë e sotme, të paktën do të ndihmohet dalja nga kjo gjendje që e kemi në vend”, deklaroi ai.

Tutje, ai theksoi se presidentes Osmani i ka kërkuar që “të veprojë në përputhje me mandatin e vet, me kompetencat që ka, që ta kthejnë besimin me aleatët tonë…e t’i kthehemi të arriturave të dialogut”.

Ish-kryeministri shtoi se gjatë këtij takimi ishte mjaft i hapur në bisedim.

Ftesa e presidentes Osmani për një takim të krerëve të institucioneve me kryetarët e partive kryesore politike në vend ishte iniciuar me kërkesën e Haradinajt.

Por kjo ftesë është refuzuar nga PDK-ja dhe LDK-ja