Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka uruar Bad News Eagles për fitoren e djeshme ndaj “FaZe Clan”.
bNE triumfoi dje ndaj ekipit numër një në botë me rezultatin 2:1 në “Bo3”, teksa sot do të përballet me NaVi në Legends Stage, përcjell GazetaBlic Sport.
Haradinaj i ka uruar sukesese ekipit shqiptar për takimin e sotëm që starton nga ora 15:00.
Më poshtë keni urimin e tij:
“Fitore e shkëlqyeshme e “Bad News Eagles” në lojën kundër ekipit numër një në botë “FaZe Clan”. Suksese sot në sfidën tjetër, në ndeshjen kundër “Na’Vi”.
Faleminderit për përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkruan Haradinaj.
/GazetaBlic Sport


