Lajme

Haradinaj pas moscertifikimit të Pacollit: Ai është vlerë e shtuar si kundërkandidat dhe si nënkryetar i komunës!

08/27/2021 16:34
nga:M K

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, ka thënë se e pranoi me keqardhje lajmin për moscertifikim të kandidaturës së Selim Pacollit.

Zyrtare: Selim Pacolli nuk certifikohet për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka thënë se si nënkryetar i komunës dhe si kundërkandidat është vlerë e shtuar e garës që i ndihmon debatit dhe garës demokratike, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Lajmin për ndalesën e kandidimit të Selim Pacollit për Prishtinën e kam pranuar me keqardhje. Z. Pacolli, si nënkryetar i Komunës dhe si kundërkandidat është vlerë e shtuar e garës që i ndihmon debatit dhe garës demokratike. E inkurajoj Z. Pacollin që t’i ndjekë të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtën e vet dhe të respektojë vendimet e gjyqësorit. Sido që të jetë verdikti, pa paragjykuar, roli i Z. Pacollit për Prishtinën në këtë garë ka qenë dhe është pozitiv dhe civil.

/GazetaBlic/