Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, ka thënë se e pranoi me keqardhje lajmin për moscertifikim të kandidaturës së Selim Pacollit.
Zyrtare: Selim Pacolli nuk certifikohet për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka thënë se si nënkryetar i komunës dhe si kundërkandidat është vlerë e shtuar e garës që i ndihmon debatit dhe garës demokratike, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Lajmin për ndalesën e kandidimit të Selim Pacollit për Prishtinën e kam pranuar me keqardhje. Z. Pacolli, si nënkryetar i Komunës dhe si kundërkandidat është vlerë e shtuar e garës që i ndihmon debatit dhe garës demokratike. E inkurajoj Z. Pacollin që t’i ndjekë të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtën e vet dhe të respektojë vendimet e gjyqësorit. Sido që të jetë verdikti, pa paragjykuar, roli i Z. Pacollit për Prishtinën në këtë garë ka qenë dhe është pozitiv dhe civil.
/GazetaBlic/