Lajme

Haradinaj: Pas Manastirit të Deçanit, priteni dhuratën e dytë nga Kurti, “Zajednicën”

04/24/2024 13:01
nga:G C

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shumë shpejt do të “bëjë dhuratën për Zajednicën”.

Sipas Haradinajt, pas asaj që kryeministri Kurti bëri me vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit, tani radhën e ka Asociacioni.

Siç thotë anëtari i AAK-së, “ky është patriotizmi i Kurtit”.

“Pas tokave të Manastirit… që i’a dhuroi gratis, priteni dhuratën e dyte të Kurtit për Serbinë, Zajednicën… Ky është patriotizmi i vërtetë i Albin Kurtit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.