Ish-ushtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, po vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj tha se me ardhjen e dosjeve në zyrat e OVL-UÇK-së janë sulmuar politikisht edhe mediatikisht.
“Na kemi qeni të sulmuar mediatikisht dhe publikisht pasi na kanë ardhe dosjet, edhe nga politika. Jemi akuzuar njëherë si argat të Thaçit, njëherë të Ibrahim Rugovës dhe pastaj të Ramush Haradinajt . Nuk akuzoj popullin serb por bashkëpunëtorët e Millosheviçiqt” tha Haradinaj para Speciales.