Lajme

Haradinaj: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 mijë euro

11/15/2024 16:50
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje pagash prej 41 për qind për shëndetësinë qysh në vitin e parë të qeverisjes.

Haradinaj ka thënë se me programin që ofron AAK me partnerët e koalicionit, do të vendoset standard i ri në kujdesin shëndetësor.

“Programi ynë për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes, që reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto, në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë:

Programi ynë për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes, që reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto, në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor.