Lajme

Haradinaj: Pa një rezolutë të OKB për gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia mbeten përgjysmë!

05/24/2024 10:19
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, për krimet e gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia për mijëra viktima, mbeten përgjysmë”

Haradinaj në reagimin e tij thotë se autorët e krimit dhe gjenocidit duhet të marrin dënimin.

“Varrezat masive, masakrat, ekzekutimet e mijëra qytetarëve, dhunimet dhe përndjekja e një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, s’mund të kenë emër tjetër përpos gjenocid” shkruan Haradinaj.

Ai tutje shprehet se Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës për mizoritë serbe në Bosnje.

Postimi i plotë: