Lajme

Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë

01/24/2026 14:27
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kujtuar Isa Boletinin për të cilin thotë se është një emër që historia do ta mbajë në kujtësë kudo ku ka shqiptarë.

Ai shkruan se pa guximtarë sikurse ai, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë.

“Isa Boletini është një emër që historia do ta mbajë në kujtesë kudo ku ka shqiptarë. Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë. Por ai guxoi një shekull para nesh, guxuan ata para tij dhe guxuan edhe pas tij. Gjithçka kulmoi kur UÇK-ja përjetësoi ëndrrën e tij dhe të çdo shqiptari, Kosovën e lirë. Sot, në përvjetorin e rënies së tij, përkulemi me nderim para veprës së tij. I përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.