Lajme

Haradinaj: Osmani e Kurti ia lehtësuan marrëveshjen Vuçiqit me Putinin

05/31/2022 21:04
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar refuzimin e qeverisë ndaj gazit amerikan, raporton GazetaBlic.

Haradinaj e sheh këtë refuzim nga ana jonë, arsye kryesore që Vuçiq të nënshkruaj marrëveshje me Putinin.

“Pra presidentja jonë ia ka mundësu një narrativë Vuçiqit të Serbisë e Putinit me heshtjen që e ka bërë ajo ndaj kryeministrit të Kosovës kur i ka thënë jo gazit amerikan”, tha Haradinaj.

Haradinaj fajëson Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, që sipas tij ata nuk e kanë refuzuar vetëm gazin amerikan por thotë se ekziston një e gjatë e pasojave direkte për Kosovën.

“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e kanë mundësu këtë që po ndodhë me JO-në që i kanë thënë gazit amerikan prej Shkupit deri në Prishtinë, e që nuk është jo vetëm për energjinë ashtu siç thatë ju, lista është e gjatë e pasojave direkte jo rrethanore për Kosovën”, tha Haradinaj në Tëvë1.