Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka thënë se procesi zgjedhor ka ecur më së miri ndonjëherë në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.
“Kemi rezultatet e para nga Exit Pollet. Ne jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror. Opozita i ka fituar zgjedhje. Jemi të hapur për bashkëpunim për të formuar qeverinë”, tha ai.
I pyetur se me cilën nga partitë opozitare mund të bëjë koalicion, Haradinaj tha se me të dyja, ndërsa hodhi poshtë mundësinë për koalicion me VV-në.