Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërsa, me Osmanin nuk është takuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Ai tha se takimi s’ka ndodhur për shkak të aktiviteteve të Haradinajt në kuadër të fushatës për balotazh.
“Ka pasur propozim për takim por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh”, tha Xhemaili./Gazeta Blic/
Nga LDK japin detaje për takimin Abdixhiku-Osmani
Osmani takon Krasniqin, nga PDK japin detaje se çka u diskutua


