Lajme

Haradinaj njofton për aderimin e ri, profesori universitar merr udhëheqjen e degës në Shtime

04/04/2024 15:24
nga:Y I

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot i është bashkuar profesori universitar me përvojë të gjatë akademike, Mensur Neziri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me degën e Aleancës në qytetin e Shtimes. Me përvojën e tij të dëshmuar, Profesor Neziri do të jetë një alternativë serioze për qytetarët e Shtimes drejt avancimit të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë: