Lajme

Haradinaj nis vizitën zyrtare në ShBA, do të zhvillojë takime në Kongres dhe do të mbajë fjalim në Capitol Hill

02/02/2026 09:29
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, ku ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga ana e partisë të cilën ai e drejton.

Ai është i ftuar të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast”, si dhe në aktivitete të tjera zyrtare dhe takime me përfaqësues politikë nga vende të ndryshme.

Gjatë qëndrimit në Washington, Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera federale, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik Kosovë–SHBA, marrëdhëniet bilaterale, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO.