Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Xhemajl Mustafaj dhe djalit të tij, Hasanit, të cilët humbën jetën në Maznik të Deçanit, si dhe të bashkëluftëtarit Faik Nimon Tofaj nga Juniku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, raporton GazetaBlic.
Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjeve Mustafaj dhe Tofaj, të afërmve, miqve dhe bashkëluftëtarëve, duke theksuar se në këto momente të vështira ndan dhimbjen me ta.
Ai gjithashtu ka bërë lutje që familjarët të gjejnë forcë për ta përballuar humbjen.


