Lajme

Haradinaj ngushëllon familjet e viktimave pas tragjedisë në Cetinjë

08/13/2022 12:19
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 10 viktimave që mbetën të vrarë gjatë ditës së djeshme në Cetinjë të Malit të Zi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se në këtë koment pikëllimi Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi.“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shtetin fqinj dhe mik, Malin e Zi, ku nga ngjarja makabre dje në Cetinë, mbetën të vrarë 11 qytetarë.

Bashkëndjejmë me familjarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Kosova qëndron afër jush në këto ditë zie”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.