Lajme

Haradinaj nga Reçaku: Mirënjohës përjetë William Walker, i cili e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit

01/15/2026 10:30
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku forcat serbe masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur, raporton GazetaBlic.

Ai ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, duke theksuar se kjo masakër dhe të tjerat ndaj shqiptarëve janë dëshmi e krimeve gjenocidale të kryera nga aparati shtetëror serb në Kosovë.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për ambasadorin amerikan William Walker dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.