Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë takimit të sotëm në Pejë, prezantoi kandidatët për deputetë dhe vizionin e Aleancës për katër vitet e ardhshme, duke theksuar se këto zgjedhje përfaqësojnë një moment të veçantë dhe një pikë kthese për drejtimin e së ardhmes së Kosovës.
Në këtë takim u diskutua një plan i qartë zhvillimor, i fokusuar në ekonominë e qëndrueshme, ndërtimin e aleancave të forta strategjike, si dhe fuqizimin e kulturës si shtyllë e identitetit kombëtar dhe progresit shoqëror.
Haradinaj vlerësoi lartë rolin e Pejës në proceset e rëndësishme shtetërore dhe theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët e këtij qyteti do të jetë kyç për ndërtimin e një Kosove më të fortë, më të zhvilluar dhe më të respektuar.
Postimi i plotë:


