Lajme

Haradinaj nga Peja i reagon Kurtit: Të fyesh operatorët më të fuqishëm ekonomik nuk kalon lehtë

01/17/2025 20:04
nga:Sh R

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Daut Haradinaj ka thënë se nga Vitomirica e Pejës, sot ju dha kartoni i kuq qeverisë së demagogëve.

Duke i reaguar kryeministrit Kurti, Haradinaj ka thënë se të fyesh operatorët më të fuqishëm ekonomik në vend, Devollin, Elkosin, Dukagjinin e shumë tjerë, nuk kalon lehtë.

Ai tutje ka thënë se përmes listës fituese të AAK-së, Peja do të jetë lidere ekonomike dhe shembull zhvillimi.

Postimi i plotë:

Nga Vitomirica e Pejës sot ju dha karton i kuq qeverise së demagogëve.

Të fyesh Pejën dhe pejanët, të fyesh UÇK-në dhe operatorët më të fuqishëm ekonomik në vend, Devollin, Elkosin, Dukagjinin e shumë tjerë, nuk kalon lehtë. Sot ishte një tubim i fuqishëm ku qartazi u pa se çka duan pejanët, ata duan rolin që u takon, hisen që u takon, mirëqenien që u takon, shtetin që u takon.

Andaj përmes listës fituese të Kosovës Fituese 137, Peja do të jetë lidere ekonomike dhe shembull zhvillimi. Ritmi i pejanëve është dinamik, me programin tonë dinamik, do e nxjerrim Pejën nga terri dhe injorimi institucional 4 vjeçar.