Lajme

Haradinaj nga Gjilani: Qeveria të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave!

09/23/2022 21:03
nga:Y I

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me qytetarë në Gjilan ka thënë se roli udhëheqës i ShBA-së në dialog dhe garancia e tyre për marrëveshjen finale janë shumë të rëndësishme.

“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”.

Tutje Haradinaj tha se “Duke folur për krizën në arsim, vlerësova se Ligji i Pagave, ishte i dyti sipas rëndësisë, pas ligjeve të Ushtrisë, gjatë kohës kur isha kryetar qeverie”

“Qeveria sa më parë, të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe sa më parë të sjellë për miratim Ligjin e Pagave” shkruan Haradinaj në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Propozimi i deputetit të VV-së për daljen nga greva, vjen lajmi i fundit nga SBASHK!