Lideri i AAK-së në intervistën e tij në RTK, u pyet edhe për bllokadën politike që e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme.
“Kurti si mandatar nuk arriti t’i merrte votat, as mandatari i dytë. Nëse nuk i merr votat lësho rrugën ose dil në opozitë. Shpresa ime është te ndryshimi. Mund t’i ndihmosh Kosovës edhe nga opozita”, tha ai.
Tha se synimi i tij është një ‘Qeveri Haradinaj’. “Nuk e përjashtoj në këtë qeveri Haradinaj edhe Vetëvendosjen, janë të mirëseardhur, me të vërtetë nëse jam mandatar për të krijuar qeverinë nuk e përjashtoj askënd të partive shqiptare, mirëpo unë besoj që Kosova ka nevojë për ndryshim”, tha ai.
I pyetur se çka ndodhë nëse përsëritet i njëjti rezultat, Haradinaj u shfaq optimist se Kosova pas 28 dhjetorit do t’i krijojë institucionet. “Besoj në një qeveri të opozitës”, tha ai.


