Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Kodra në Prekaz të Skenderajt.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sonte isha i nderuar me mikpritjen që na u bë nga Gjeneral Fadil Kodra, një mikpritje e ngrohtë sipas traditave shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
Në Prekaz çdo shtëpi është histori!
Sonte isha i nderuar me mikpritjen që na u bë nga Gjeneral Fadil Kodra, një mikpritje e ngrohtë sipas traditave shqiptare.
Familja Kodra përgjatë historisë sonë, dha breza luftëtarësh që nderuan Drenicën dhe gjithë kombin.


