Lajme

Haradinaj në Korishë: Çelësi i zhvillimit, anëtarësimi në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën

02/05/2025 18:01
nga:Y I

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma me partnerë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim me banorët e Korishës së Prizrenit.

Haradinaj tha se banorëve të Korishës ua dha fjalën se do ta kenë mbështetjen e shtetit për subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.

Më tej, Haradinaj tha se çelësi i zhvillimit të Kosovës është anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën.

“Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm. Garantova që çmimi i energjisë nuk do të ngritët dhe do të ulet të paktën për 20%. Që çlirimtarët do të gëzojnë pensionin pa shkëputje nga puna” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Mbështetje për Kosovën Fituese 137 në Korishë

Nuk munda pa ardhë me i taku banorët e Korishës. Bujarë e punëtorë, që menjëherë pas luftës për liri, ku bënë sakrifica të mëdha për vendin, iu përveshën punës.

Ju dhashë fjalën që do ta kenë mbështetjen e shtetit, subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.

Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm.

Garantova që çmimi i energjisë nuk do të ngritët dhe do të ulet të paktën për 20%. Që çlirimtarët do të gëzojnë pensionin pa shkëputje nga puna.

Çelësi i zhvillimit tonë është anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën. Kosova është mirënjohëse për ata që ishin me ne që nga fillet e angazhimit për liri, e vazhdojnë të na qëndrojnë edhe sot, si mbështetës të shtetit dhe garantues të sigurisë sonë.

Për Kosovën Fituese 137