Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ka takuar anëtarë të Këshillit të degës së AAK-së për Bavari.
Haradinaj tha se nga kryetari i degës së AAK-së për Bavari u informuan për aktivitetet e Aleancës në Republikën e Bavarisë, ku ndër tjerash theksoi mbështetjen në rritje për Aleancën nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani.
“Shpreha mirënjohjen për punën dhe angazhimin ndaj kryetarit dhe strukturave të Aleancës në këtë nëndegë, si dhe ndaj kryetarit për Gjermani z. Ukë Blaka, të cilët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në shtrirjen e AAK-së në Gjermani” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
Haradinaj ka takuar gjithashtu bashkatdhetarë që po tregojnë sukses të dalluar në biznes dhe shërbime ndaj komunitetit që jetojnë e veprojnë në këtë vend.
Postimi i plotë:


