Lajme

Haradinaj në Gjakovë: Bisedë vëllazërore dhe atmosferë e mbushur me traditat më të mira shqiptare

12/13/2024 21:14
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Lipovec të Gjakovës.

Haradinaj tha se u nderuan me mikpritjen e ngrohtë të Fatmir Shalës dhe vëllezërve të tij

“Bisedë vëllazërore dhe atmosferë e mbushur me traditat më të mira shqiptare.Gjithmonë u bashkofshim në gëzime dhe momente të tilla të veçanta” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Duke ruajtur traditën e miqësisë së ngushtë, së bashku me shejh Xhemajliun qëndruam në Lipovec të Gjakovës, ku u nderuam me mikpritjen e ngrohtë të Fatmir Shalës dhe vëllezërve të tij.

Bisedë vëllazërore dhe atmosferë e mbushur me traditat më të mira shqiptare.

Gjithmonë u bashkofshim në gëzime dhe momente të tilla të veçanta!