Lajme

Haradinaj në 22 vjetorin e masakrës në Vushtrri: U tentua të zhbëhej qenia shqiptare!

05/22/2021 09:23
nga:Y I

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Vushtrri u tentua të zhbëhej qenia shqiptare.

Ai ka shtuar se njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha.

“E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën” shkruan Haradinaj në facebook.

Postimi i plotë:

Në Vushtrri u tentua të zhbëhej qenia shqiptare!

Njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha. Por, plagët e shpirtit, kujtimi për ata që na i rrëmbyen, jetojnë përgjithmonë.

E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën.

Kosova nuk harron!
Lavdi të rënëve për liri!
RH