Lajme

Daut Haradinaj: Ndërtimi i Spitali i Përgjithshëm dhe zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, tema që do të trajtohen me urgjencë

09/16/2021 17:24
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, theksoi se ndërtimi i Spitali i Përgjithshëm dhe zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, janë tema që do të trajtohen me urgjencë që në fillim të mandatit të tij, raporton Gazeta Blic.

Tutje Haradinaj potencoi gjithashtu se formimi i Policisë së Kryeqytetit do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në Prishtinë.

‘Trajtimi kaosit urbanistik dhe legalizimi i mbi 46 mijë njësive banesore, janë vetëm disa nga pikat programore që do të implementohen gjatë 6 mujorit të parë qeverisës” tha Haradinaj.

Ai tha se planin për Prishtinën do ta shpalosin çdo ditë pranë qytetarit.

Postimi i plotë:

Programi ynë për kryeqytetin buron drejtpërdejt nga nevojat e qytetarëve. Ndërtimi i Spitali i Përgjithshëm dhe zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, janë tema që do të trajtohen me urgjencë që në fillim të mandatit tim. Formimi i Policisë së Kryeqytetit do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në Prishtinë.

Trajtimi kaosit urbanistik dhe legalizimi i mbi 46 mijë njësive banesore, janë vetëm disa nga pikat programore që do të implementohen gjatë 6 mujorit të parë qeverisës.

Planin tonë për Prishtinën, do e shpalosim çdo ditë, pranë qytetarit dhe me qytetarin. Prishtinën do ta bëjmë vend që të gjithë dëshirojmë ta kemi shtëpi, dhe e cila do të na bëjë krenarë!

#eparaPrishtina
#punamarë