Lajme

Haradinaj nderon familjen Muslijaj dhe kujtesën e dëshmorëve në Shaptej

02/15/2026 19:57
nga:Genita C

Ramush Haradinaj vizitoi familjen Muslijaj në Shaptej, duke nderuar tre djemtë dëshmorë të saj, Shemsiun, Bajramin dhe Azemin, dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe traditave shqiptare ndër breza.

“Sot, në familjen e nderuar atdhetare Muslijaj në Shaptej, së bashku me Sheh Xhemajliun, miq e bashkëluftëtarë. Familja Muslijaj i dha atdheut tre djem dëshmorë, Shemsiun, Bajramin dhe Azemin, emra që sot jetojnë sërish në brezin e ri, si dëshmi se kujtesa dhe gjaku i derdhur për liri nuk shuhen kurrë.
Mirënjohje për pritjen vëllazërore dhe për traditat shqiptare që i mbani gjallë ndër breza”, shkruan Haradinaj.