Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar sot dëshmorët e kombit në Istog dhe Zhabel, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se Istogu ka qenë gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri dhe vlerësoi sakrificat e trimave të UÇK-së, veçanërisht të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.
Haradinaj mori pjesë në homazhe për dëshmorët Qazim Hakaj, Sylë Çetaj dhe Nexhmedin Hakaj në fshatin Kaliqan. Po ashtu, ai nderoi mësuesin dëshmor, Mustafë Blakaj, në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë “Mustafë Blakaj”, dhe përkujtoi Adem Delijën në përvjetorin e rënies së tij.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!” përfundoi Haradinaj.