Lajme

Haradinaj-Muratit: I kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë, Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje ministër

07/01/2022 19:32
nga:Genita C

Daut Haradinaj ka komentuar kërkim faljen e Ministrit Murati. Ai e sheh si një gjë pozitive por sipas tij, nuk mjafton, raporton GazetaBlic.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” komentoi statusin e vitit 2016 ku Murati kishte numëruar ushtarët e vrarë serbë.

“Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar”, shkroi Haradinaj.

POSTIMI I PLOTË:

Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë!

Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar.

Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!