Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për veprimet në veri të vendit.
Haradinaj e ka përmendur lirimin e Kurtit nga burgu i Serbisë. Sipas tij, kjo i ishte mundësuar atij nga presidenti i atëhershëm serb, Vojislav Koshtunica.
“Mos e harroni një fakt, Vojsallav Koshtunica është profesor i Kushtetueses. Kështu ai duke qenë profesor dhe president i Serbisë ka nënshkruar faljen vetëm për një shqiptar, për zotrin Albin Kurti. Koshtunica si profesor i Kushtetueses, bukur vështirë me besu që e ka nënshkruar lëndën për Kurtin pa materien e nevojshme. Edhe unë i shoh këto të ndërlidhura dhe pasojat në vazhdimësi”, tha Haradinaj në një konferencë për media.
“Të gjitha punët që Kurti i ka kryer në veri, ato as nuk ishin përmend dhe ishin kryer pa asnjë incident dhe pa asnjë përkeqësim të marrëdhënieve me aleatet tanë. Të gjitha këto ky i bën me e fsheh deficitin patriotik, me fsheh rrugën e vetë të dyshimtë edhe agjendën tij të dyshimtë. Nuk do të kishte fitore më të madhe se sa Kosova me qenë anëtare e NATO-s dhe s’kish guxuar kush në veri me u lazdru”, shtoi ai.