Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj , ka folur në seancën e sotme plenare në lidhje me nagjarjet e fundit në KEK.
Haradinaj tha se modeli i korrupsionit në LVV quhet “lidhje e shkurtër korruptive”, raporton Gazeta Blic.
“Disa herë në foltore kam paralajmëru rrezikun e lidhjeve te shurta si korrupsionin me te rrezikshëm që LVV është përcaktu.Modeli i korrupisonit të LVV-së quhet “Lidhje e shkurtër korruptive”.Kryeminsitri Kurti dhe LVV-ja e kanë percaktim ‘lidhjen e shkurte’ si model të korrupsionit. Nuk ka mundur dikush te marrë nje pozicion ne kompanite publike pa u marr ne pyetje nga Kurti. Ai eshte shefi i të korruptuarve, ka shprehur mosbesim ndaj te tjerëve, ka mendu se dostat e tij jane me te mirët”
Tutje Hardinaj tha se kryeministri e ka një ‘zor’ të madh kur vjen në foltore dhe mbron të arrestuarin.
“Shifni ku i ka sjellë koncepeti i tyre, nuk munden me dal kunder dostave, duhet me dal kundër prokurorit. Nuk dua t’ia permend emrin as Prokurorit dhe as atij te arrestuarit, por ajo që më bën pershtyre pse kryeministri mbrojti dostat.Njerzit janë intervistu prej tij janë dosta mes veti. Një kryeminister kur vjen në foltore dhe mbron të arrestuarin e ka një zor të madh”


