Lajme

Haradinaj: Mikpritja tradicionale shqiptare është thesar që ruan e kultivon identitetin tonë kombëtar

12/26/2024 20:04
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në familjen Muçaj në Llukë të Deçanit.

Haradinaj tha se në këtë takim me miq, bashkëluftëtarë dhe bashkatdhetarë, përjetuan traditën e lashtë të mikriptjes.

“Mikpritja tradicionale shqiptare është thesar që ruan e kultivon identitetin tonë kombëtar” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

“Familjet si Muçajt janë shtylla të forta të shoqërisë, që ruajnë e përçojnë tek brezat e rinj vlerat më të çmuara të kombit tonë. Ju faleminderit për mikpritjen” potencon tutje ai.

Postimi i plotë:

Mikpritja tradicionale shqiptare është thesar që ruan e kultivon identitetin tonë kombëtar.

Në Llukë të Deçanit, në familjen Muçaj, me shumë miq e bashkëluftëtarë dhe bashkatdhetarë, përjetova traditën tonë të lashtë të mikpritjes.

Familjet si Muçajt janë shtylla të forta të shoqërisë, që ruajnë e përçojnë tek brezat e rinj vlerat më të çmuara të kombit tonë. Ju faleminderit për mikpritjen.