Lajme

Haradinaj: Mësuesit edhe sot janë engjujt tonë, nuk ka logjikë me i lënë mësuesit sot të ndihen vetëm

10/07/2022 11:28
nga:Astrit Gashi

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se mësuesit edhe sot janë engjujt tonë.

”Nuk ish dashtë ata me ardhë në këtë mesin tonë të luftës politike. Nuk ka logjikë me i lënë mësuesit me u ndi sot vetëm. Ju bëj thirrje veçanërisht deputetëve të VV-së që mos ta përkrahin këtë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me këtë që ka ndodhë nuk po ndihet mirë.