Lajme

Haradinaj merr pjesë në varrimin e motrës së Adem Jasharit: Qoftë i paharruar kujtimi për të

09/23/2024 19:03
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Hava Jashari-Gashit, bijës së Heroit Shaban Jashari, motrës së Ademit e Hamëzës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka ngushëlluar gjithë familjen Jashari për vdekjen e saj.

“Qoftë i paharruar kujtimi për të”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Në varrimin e Hava Jashari-Gashit, bijës së Heroit Shaban Jashari, motrës së Ademit e Hamëzës.

Bacës Rifat dhe gjithë familjes Jashari, ngushëllimet më të sinqerta!

Qoftë i paharruar kujtimi për të!