Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se po e ndjekin me shqetësim situatën e zjarreve në Turqi, raporton Gazeta Blic.
Hardinaj thotë se institutionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme për të ofruar ndohmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve” shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Me shqetësim po përcjellim lajmet për zjarret shkatërruese që kanë kapluar Turqinë.
Institucionet e Kosovës të jenë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
RH


