Lajme

Haradinaj: Me fat që isha bashkëpuntor i Presidentit Rugova!

12/02/2021 11:02
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Presidentin historik, Ibrahim Rugova,  me rastin e ditëlindjes së tij, përcjell Gazeta Blic.

Haradinaj e ka cilësuar veten me fat që në vitet e para të pasluftës ka qenë bashkëpunëtor i tij.

“Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi.

Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar.
RH