Lajme

Haradinaj-Kurtit: Gjatë vizitës në Greqi a takuat ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus që e refuzuat gazsjellësin amerikan?

09/30/2021 18:04
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pasi zyrtarisht Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin për gazin, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj e pyet Kurtin nëse gjatë qëndrimit në Greqi e ka takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

“Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
RH

Zyrtare: Kosova refuzon projektin për gazin