Lajme

Haradinaj: Me masa tërësisht sociale, pakoja e qeverisë ka qëllim “ringjalljen” e votuesve

09/15/2021 17:54
nga:A. R.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se siç nuk kishte plan konkret për pandeminë, sipas tij, nuk ka asnjë plan as për ekonominë.

Tutje, Haradinaj tha se pakoja e “Ringjalljes” e votuar nga Qeveria e Kosovës nuk e ka as fokus e as qëllim ekonominë.

“Me masa tërësisht sociale, kjo pako ka të vetmin qëllim “ringjalljen” e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar për mashtrim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, ai thotë se sektori privat në Kosovë është në vështirësi dhe kërkon intervenim direkt për rimëkëmbje nga shteti.

“Pavarësisht që para nesh janë zgjedhjet lokale, është nevojë emergjente të merremi me ekonominë. Në të kundërtën, shteti, komunat dhe qytetarët do t’i vuajnë pasojat për shumë vite të ardhshme”.

“Në mungesë të reflektimit të Qeverisë, ftoj partitë politike të përkushtohemi bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj.