Zgjedhjet Lokale

Haradinaj me kategoritë e lirisë në Istog: I lumtur që jeni bashkuar për Bekë Berishën

11/12/2021 18:31
nga:Gazeta Blic

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar familjarë të dëshmorëve dhe veteran të UÇK-së të komunës së Istogut.

Haradinaj para të pranishmëve në fshatin Vrellë, ka thënë se “ më vjen mirë që sot po bëhemi bashkë për më të mirën e Istogut, me i dhanë Istogut një qeverisje që është e re, që ka vlera, që është e juaja dhe e cila si dikur e bashkon Istogun me vlerat qeverisëse më të mirat që i ka Kosova”.

Gjithashtu kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka theksuar se “kam ardh me ju kërkua jo ndihmën tuaj por punën tuaj, sepse ju nuk jeni as për ndihmë, as për me ndihmua dikënd sepse jeni në tokën tuaj, në vendin tuaj, në të drejtën tuaj por ju e bëni punën tamam dhe e kryeni si duhet dhe i tregoni popullit që jeni të zot kur doni dhe kur e vendosni… unë e di se jeni bërë bashkë, bashkë si dikur, rreth kryetarit tonë Bekës”.

Haradinaj po ashtu ka falënderuar veteranët për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.

Të dielën me 14 nëntor, kandidati i AAK-së Bekë Berisha, rreth të cilit janë mbledhur pothuajse të gjitha partitë, garon kundër Ilir Feratit të LDK-së, parti kjo që qeverisë me Istogun tash e 21 vite.

Fjalimi i plotë