Lajme

Haradinaj: Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjej çdoherë!

12/12/2024 17:34
nga:Y I

Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Gjilan.

Haradinaj ka thënë se ka një lidhje shpirtërore me këtë qytet që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjen aty.

Ai tutje ka thënë se sa herë shkon aty e konsideron të domosdoshme të ndalet dhe të të takojë njerëz punëtore.

“Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjej çdoherë në këtë qytet bujar. Kur vizitoj Gjilanin, e konsideroj të domosdoshme të ndalem dhe të takoj njerëz punëtorë që jo vetëm kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit, por edhe ruajnë e kultivojnë vlerat tona të shenjta të mikpritjes dhe respektit. Një prej këtyre shembujve frymëzues është miku im, Bekim Ukshini, i cili me përkushtim dhe vizion ka ditur ta transformojë biznesin familjar në një model suksesi për të gjithë” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjej çdoherë në këtë qytet bujar. Kur vizitoj Gjilanin, e konsideroj të domosdoshme të ndalem dhe të takoj njerëz punëtorë që jo vetëm kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit, por edhe ruajnë e kultivojnë vlerat tona të shenjta të mikpritjes dhe respektit. Një prej këtyre shembujve frymëzues është miku im, Bekim Ukshini, i cili me përkushtim dhe vizion ka ditur ta transformojë biznesin familjar në një model suksesi për të gjithë.