Lajme

Haradinaj me fjalë të mëdha për Rugovën

3 vite më parë
nga:Gazeta Blic

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e vdekjes.

Ai tha se nga Rugova ka përfituar shumë dhe se kanë pasur bashkëpunim të ngushtë.

”Urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë. Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë. I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova. RH”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.