Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.
Ai ka vazhduar të ngritë dyshime për veprimet e kryeministrit Kurti, duke e ndërlidhur edhe me Rusinë.
Haradinaj në Politiko në Kanal 10 e ka përmendur edhe një rast, për të cilin e kishte potencuar në Kuvend, edhe deputeti Bekim Haxhiu, ku thuhet se Kurti është kapur me disa serb në një makinë.
Sipas Haradinajt, Kurti ishte kapur nga policia e Kosovës me një veturë me disa serb, i mbuluar me qebe. Madje, sipas tij, Kurti ishte me një pjesëtar të BIA-s, nga komuniteti serb.
”Ekziston edhe raporti policor”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Në vazhdim e gjeni intervistën e plotë: