Lajme

Haradinaj: Më 11 shtator 2001 u sulmuan vlerat e demokracisë në SHBA

09/11/2021 10:34
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në New York.

Haradinaj thotë se populli dhe shteti i Kosovës janë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën e tyre në çdo epokë të historisë.

“Me 11 shtator 2001 në New York u sulmuan vlerat e demokracisë, u sulmua bota e lirë” shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kosova kujton!

Me 11 shtator 2001 në New York u sulmuan vlerat e demokracisë, u sulmua bota e lirë.

Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan.

Populli dhe shteti i Kosovës, janë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën e tyre në çdo epokë të historisë sonë.

Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë.

RH