Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se kërkesat e këtyre organizatave janë legjitime dhe të drejta, duke nënvizuar se mbrojtja e të drejtave të luftëtarëve dhe të popullit është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria e Kosovës, e cila nuk do të lëkundet kurrë.


