Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, raporton GazetaBlic.
Ai e ka cilësuar protestën si reagim ndaj çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare, duke ftuar bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe qytetarët që të marrin pjesë më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.
Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri.


