Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se çështja e të drejtës së votës për serbët në Kosovë është e rëndësishme, por shtoi se çështjet e hapura nuk duhet të zgjidhen një nga një, por duhet të zgjidhen përgjithmonë me anë të marrëveshjes së kompromisit për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai shkroi në Twitter se shtyrja e marrëveshjes përkeqëson përpjekjet për vendosjen e paqes.
“Çështja e të drejtës së votës për serbët është e rëndësishme, por duhet ti shmangemi zgjidhjes së çështjeve një nga një. Zgjidhje është marrëveshja e kompromisit me Serbinë për njohje të ndërsjellë, e cila do të zgjidhë këtë çështje përgjithmonë. Shtyrja e marrëveshjes do të përkeqësojë përpjekjet tona për paqe”, shkroi Haradinaj.
The issue of the voting rights of Serbs is important however we should avoid tackling issues one by one.The solution is the compr. agreement with Serbia on mutual rec. that will solve these issues once and for all.Prolonging the agreement will deteriorate our engagement for peace
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) March 22, 2022


